Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Real Madridi nuk merr dot kreun e La Ligës, mposhtet nga Villarreali

Real Madridi nuk merr dot kreun e La Ligës, mposhtet nga Villarreali

18:15, 07/01/2023

“Estadio de la Ceramica” ishte “dëshmitar” ndoshta i një prej sfidave më të bukura që mund të dhurojë La Liga në ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023.

Villarreal fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Real Madrid, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët.

Pjesa e parë e sfidës foli më shumë për vendasit, të cilët treguan një forcë të madhe para një rivali të “frikshëm” si “Los Blancos”, por në fund ky fraksion u mbyll me barazim pa gola.

“Nëndetësja e verdhë” gjeti rrugën drejt rrjetës vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë, me Pino që e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin vendasve dhe duke ndezur festën në stadium.

Në minutën e 60-të madrilenët gjetën barazimin me Benzema, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë festa e Realit zgjati pak minuta, pasi në të 63-ën Moreno, do t’i rikthente avantazhin vendasve, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutat e mbetura skuadra e Ancelottit tentoi në disa raste që të gjente golin e barazimit në mënyrë që ta mbyllte me të paktën 1 pikë raundin e 16-të të La Liga, por pa fat.

Pas këtij takimi Villarreal ngjitet në vend të 5-të me 27 pikë, teksa Real Madrid qëndron në vend të dytë me 38 pikë, aq sa ka dhe Barcelona që kryeson falë golavarazhit më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco