Miqësoret/ Tirana fiton në ‘Selman Stërmasi’, Vllaznia barazon në Shkodër

Miqësoret/ Tirana fiton në ‘Selman Stërmasi’, Vllaznia barazon në Shkodër

17:13, 07/01/2023

Me kampionatin e ndërprerë, skuadrat e Abissnet Superiore janë duke zhvilluar përveç stërvitjes edhe ndeshje miqësore në mënyrë që të ruajnë kondicionin e duhur fizik.

Ditën e sotme ishte radha e Tiranës dhe Vllaznisë për të luajtur ndeshjet e tyre testuese, teksa bardheblutë triumfuan në “Selman Stërmasi” ndaj Tërbunit me rezultatin 2-0, ndërsa shkodranët nga ana tjetër u ndalën në një barazim pa gola ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”.

Golat e Tiranës u shënuan nga Redon Xhixha dhe Dijar Nikqi, ndërsa tashmë vëmendja e kampionëve në fuqi të kampionatit kalon nga Superiorja ku më datë 13 janar udhëtojnë për në transfertën e Laçit.

Aktualisht, Tirana është në vend të dytë me 25 pikë, katër më pak se Partizani kryesues.

Nga ana tjetër, Vllaznia pas barazimit me Kastriotin e kalon vëmendjen te sfida e radhës në kampionat, ajo në kryeqytet ndaj Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco