Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Interi mendon largimin e Asllanit, Lazio dhe Fiorentina pas tij

Interi mendon largimin e Asllanit, Lazio dhe Fiorentina pas tij

16:11, 07/01/2023

Kristjan Asllani mund të largohet gjatë merkatos së janarit nga skuadra e tij aktuale, Inter.

Mesfushori i talentuar shqiptar iu bashkua zikaltrëve në verën e vitit 2022 nga Empoli, por ai nuk ka pasur hapësirat e duhura në formacion.

Kësisoj Asllani ka kërkuar largimin në janar pasi dëshiron që të gjejë një skuadër ku mund të luajë më shumë dhe të jetë i rëndësishëm.

Drejtuesit e Interit janë duke menduar për të ardhmen e lojtarit dhe ekziston mundësia që ta huazojnë atë gjatë janarit.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Lazio dhe Fiorentina, së fundmi kanë shfaqur interesim për huazimin e tij.

Megjithatë media italiane ka raportuar se Interi është gati edhe për të hequr dorë nga Asllani dhe pritet t’i ofrojë shkëmbimin Lazios me mesfushorin spanjoll Luis Alberto.

Gjithsesi janari pritet të jetë i nxehtë për Asllanin dhe nuk përjashtohet largimi i tij nga "San Siro". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco