Kun Aguero zgjedh 4 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

Kun Aguero zgjedh 4 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

15:38, 07/01/2023

Në një intervistë për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve, ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero ka zgjedhur përzgjedhur futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave sipas tij. Aguero sigurisht që u mendua shumë dhe në fund përmendi vetëm katër emra.

 

Ish-sulmuesi argjentinas zbuloi emrat e atyre që sipas tij janë për të më të mirët në histori. “Për mua, do të thosha se ka Messi, Ronaldo braziliani, Ronaldinho dhe Maradona. Nuk janë vetëm katër, por për mua këto janë më të mëdhenjtë ”, tha Aguero. Më tej, ai sqaroi se ende sipas tij, në këtë listë me 4 lojtarët e përmendur, ka një që bie në sy nga të tjerët. “Për mua, më i miri në histori është Messi. Bie në sy qartë”, shton El Kun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco