Gol dhe asist në fitoren e Mallorca-s, flet Muriqi: Në planin personal jam shumë i lumtur

Gol dhe asist në fitoren e Mallorca-s, flet Muriqi: Në planin personal jam shumë i lumtur

11:56, 05/01/2023

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është shfaqur i lumtur pas paraqitjes fantastike në Kupën e Mbretit.

Muriqi shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren 2-0 të Mallorcas ndaj Pontevedrës.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë shumë të vështirë dhe me bar shumë të keq. Në planin personal jam shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë në 13 ndeshje në La Liga, ndërsa në dy ndeshje të Kupës ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Muriqi po kalon formë të mirë në Spanjë, ndërsa shumë skuadra evropiane duan transferimin e tij në janar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco