Prezantohet Cristiano Ronaldo, thotë fjalët e para si lojtar i Al Nassr: Në Europë puna ime ka përfunduar

Prezantohet Cristiano Ronaldo, thotë fjalët e para si lojtar i Al Nassr: Në Europë puna ime ka përfunduar

17:55, 03/01/2023

Ka nisur prezantimi i Cristiano Ronaldos me bujë të madhe te Al Nassr, klubi i tij i ri.

Kampionit portugez i është bërë mirëseardhja e artë dhe tifozët arabë mezi presin të admirojnë nga afër ish-sulmuesin e Sporting Lisbonës, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Për këtë arsye, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i klubit, Walid Al-Muhaidib, është zgjedhur një stadium i shitur me 25 mijë stola si vend i ngjarjes.

“Futbolli i dobët në Arabinë Saudite? Kushdo që thotë këtë nuk kupton asgjë nga futbolli dhe nuk ka parë kurrë një lojë. E bëra dhe mendoj se ky vend ka shumë për të dhënë, siç dëshmohet nga fitorja e Arabisë Saudite në Kupën e Botës në ndeshjen e parë.

Tashmë, edhe nga rezultatet e skuadrave afrikane, mund të kuptoni se sa i përhapur dhe i vështirë është futbolli kudo, fitorja e ndeshjeve nuk është kurrë e arritur lehtësisht”.

Cristiano Ronaldo zbuloi edhe ofertat e tjera të marra: “Më telefonuan nga Australia, Evropa dhe Portugalia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, por unë ia kisha dhënë fjalën Al Nassr-it”.

“Më ka mbajtur familja, veçanërisht fëmijët. Nuk është vetëm një sfidë futbolli, por është edhe sfidë për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja. Unë nuk dua vetëm të zhvilloj futbollin, por edhe këtë vend të mrekullueshëm. Është një mundësi e mirë për të ndihmuar të tjerët, disa njerëz nuk e njohin këtë futboll dhe vizioni duhet të ndryshojë.

Në Europë puna ime ka përfunduar, kam luajtur për klubet më të mira në botë. Nuk kam asgjë për të provuar. Kjo është një sfidë e re në Azi dhe i jam mirënjohës klubit që më dha këtë mundësi. Unë jam krenar”, deklaroi CR7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco