Pioli: Ne jemi të uritur për fitore, duhen më shumë se 85 pikë për titullin

Pioli: Ne jemi të uritur për fitore, duhen më shumë se 85 pikë për titullin

17:05, 03/01/2023

Milani do të rifillojë kampionatin me një sfidë delikate kundër Salernitanës në “Arechi Stadium”. Kuqezinjtë e Piolit do të kërkojnë një fitore e cila do t’i vlejë në garën për titull, duke shpresuar dhe nga një hap fals i Napolit. Trajneri i kampionëve në fuqi ka dalë në konferencë në prag të kësaj sfide.

“Do të kemi vështirësi ndaj Salernitanës sepse kanë krijuar vështirësi për të gjitha skuadrat. Ne jemi të ngarkuar mendërisht, duhet të kthehemi duke luajtur sepse jemi të uritur për të fituar ende. Gjëja më e rëndësishme është që nesër të nisim mbarë, duke rifilluar me të njëjtën dëshirë dhe cilësi si gjithmonë.” – tha fillimisht tekniku 57-vjeçar.

“Lojtarët që shkuan në Katar i gjeta mirë fizikisht. Në miqësore u dhashë pjesës tjetër të lojtarëve të gjithë kohë për të luajtur. Në portë nesër mund të jetë Tatarusanu por mund t’i besoj dhe Mirantes. Giroud është kthyer nga Kupa e Botës dhe po bën mirë, por mund të kem edhe zgjedhje të tjera si Lazetic dhe De Ketelaere.”

“Nuk më intereson se çfarë më thonë nga Franca për Maignan. Ai nuk është akoma gati dhe sigurisht që nuk do të jetë një periudhë e shkurtër. Unë jam përgjegjës kryesorë për situatën e dëmtimeve. Ne po punojmë për ta ulur këtë numër sepse nuk na pëlqen. Sot kam 23 lojtarë në dispozicion për ndeshjen kundër Salernitanës.”

“Qëllimi ynë është të jemi konkurrues. Ne nuk duhet ta bëjmë garën me askënd tjetër përveç vetes tonë. Na duhen më shumë se 85 pikë për të fituar kampionatin dhe mund të përfundojmë ndeshjen e parë më mirë se vitin e kaluar. Nëse duam ta konsiderojmë veten një ekip fitues, duhet të besojmë se mund të fitojmë.” – përfundoi Stefano Pioli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco