‘Na theu zemrat kur na eliminoi në 1958-tën, sot e bëri sërish’, Uells FA reagon për ndarjen nga jeta të legjendës Pele

‘Na theu zemrat kur na eliminoi në 1958-tën, sot e bëri sërish’, Uells FA reagon për ndarjen nga jeta të legjendës Pele

21:57, 29/12/2022

Federata e Futbollit të Uellsit ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së Futbollit, Pele.

Përmes një postimi në Twitter, Federata ka kujtuar momentin kur ai shënoi golin e parë në Kupën e Botës në 1958 dhe eliminoi Uellsin.

Pele na theu zemrat në vitin 1958 kur shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës për të eliminuar Cymru-n. Sot zemrat tona janë thyer përsëri. Një legjendë e vërtetë sportive. Mendimet tona janë me njerëzit e Brazilit dhe familjen botërore të futbollit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se Pele ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 82 vjeçare, teksa ndodhej prej nëntorit i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco