Fotoja prekëse që postoi vajza e Peles pas vdekjes së të atit: Të duam në pafundësi

Fotoja prekëse që postoi vajza e Peles pas vdekjes së të atit: Të duam në pafundësi

20:42, 29/12/2022

Kjo është fotoja prekëse që ka postuar vajza e legjendës së futbollit, Pele. Me këtë foto, ajo ka njoftuar edhe lajmin e trishtë, për ndarjen nga jeta 82-vjeçarit.

“Të gjithë jemi këtu bashkë falë teje, të duam në pafundësi, prehu në paqe”, ka shkruar ajo.

‘Mbreti’ i futbollit, Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco