Vdes Pele

Vdes Pele

20:05, 29/12/2022

 ‘Mbreti’ i futbollit, Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.

Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirw me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.

Hiri i tij, atletizmi dhe lëvizjet magjepsëse i tronditën lojtarët dhe tifozët. Me një stil të shpejtë që revolucionarizoi sportin, një dhunti e ngjashme me samba personifikonte elegancën e vendit të tij në fushë. Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global për sportin e tij në një udhëtim që filloi në rrugët e shtetit Sao Paulo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco