Zbulohet data/ Ja kur do të prezantohet Ronaldo te klubi i ri

Zbulohet data/ Ja kur do të prezantohet Ronaldo te klubi i ri

18:22, 29/12/2022

Çdo ditë dalin informacione të reja rreth marrëveshjes së mundshme të Cristiano Ronaldos me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, arabët e kanë programuar prezantimin e CR7 në ditë e parë të viti të ri, pra më 1 janar.

Zyrtarët e klubit saudit mbeten optimistë për “po”-në e portugezit. “Marca” shpjegon gjithashtu se “disa ditë më parë, një person i besuar i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është Jorge Mendes, ishte në Riad për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës.

Kjo shpjegon udhëtimin e CR7 drejt Arabisë Saudite sapo përfundoi Botërori.”

Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy të tjerë. “Marca” nënvizon gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, klubi saudit do të tentojë edhe nënshkrimin me Sergio Ramosin, aktualisht në fund të kontratës me Paris Saint-Germain./ Supersport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco