Shahistja iraniane garon në turneun e shahut pa shami mbi flokë

Shahistja iraniane garon në turneun e shahut pa shami mbi flokë

08:06, 28/12/2022

Dubai - Një shahiste iraniane ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar pa shami mbi flokë, sipas raportimeve të mediave, reagimi më i fundit ky nga disa sportiste iraniane që u paraqitën në gara pa shami, që nga dita kur në vend filluan protestat antiqeveritare.

Irani është përfshirë nga demonstratat kundër udhëheqjes klerikale të vendit që nga mesi i shtatorit, kur vajza kurdo- iraniane, 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit që e ndaloi për "veshje të papërshtatshme".

Mediat iraniane të lajmeve “Khabarvarzeshi” dhe “Etemad”, në lajmet e së hënës, njoftuan se Sara Khadem kishte konkurruar në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE në Almaty, Kazakistan, pa hixhab – pa shaminë e detyrueshme mbi kokë, sipas kodeve strikte të veshjes të Iranit.

Fotot e postuara nga të dyja mediat duket se e tregojnë atë pa shami gjatë turneut. Khabarvarzeshi ka postuar edhe një foto ku shihet e veshur me shami, por pa thënë nëse është bërë në të njëjtin event.

Nuk pati asnjë koment në faqen e shahistes Khadem në Instagram për turneun apo këtë lajm dhe ajo nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi të drejtpërdrejtë nga Reuters.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco