Luan me lojtar të pezulluar, ekipi francez përjashtohet nga Kupa

Luan me lojtar të pezulluar, ekipi francez përjashtohet nga Kupa

08:54, 28/12/2022

Caen garon në Ligue 2, renditet në vendin e shtatë dhe po lufton për t’u rikthyer në elitën e futbollit francez. “Vikingët” fituan 0-3 duelin ndaj Virois (21 dhjetor), përballje e vlefshme për raundin e 1/64-ve në Kupën e Francës.

 

Por, një gabim teknik i ka kushtuar skuadrës përjashtimin nga kompeticioni. Trajneri Stephane Moulin aktivizoi Dieudonne Gaucho Debohi, kapitenin e ekipit të dytë të Caen.

 

Një gafë e pafalshme, pasi 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk duhet të luante për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë me ekipin rezervë, pezullim që duhej shlyer tek ekipi i parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco