Në Itali janë të sigurt / Broja transferohet te Milani në verë, do të zëvendësojë Ibrahimovic

Në Itali janë të sigurt / Broja transferohet te Milani në verë, do të zëvendësojë Ibrahimovic

22:40, 27/12/2022

Versioni “online” i “La Gazzetta dello Sport”, duke folur për merkaton e Milanit, është fokusuar tek emri i Armando Brojës, i lindur në vitin 2001, qendërsulmues shqiptar në pronësi të Chelsea-t.

Në fakt, për kuqezinjtë, 21-vjeçari përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit në funksion të sezonit 2023-2024. Kjo sepse në verë Milani do të blejë patjetër një sulmues qendror.

Në fakt, Olivier Giroud do të mbushë 37 vjeç, teksa vazhdojnë dyshimet për Zlatan Ibrahimovicin, të lidhura, para së gjithash, nëse ai do të vijojë apo jo karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe, së dyti, me kushtet e tij fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco