'Çmenden' plotësisht argjentinasit, fanellat me stemën e re u shitën për pak minuta

'Çmenden' plotësisht argjentinasit, fanellat me stemën e re u shitën për pak minuta

18:51, 27/12/2022

Federata e Futbollit të Argjentinës ka prezantuar  fanellën e re pas fitores së Botërorit të Katarit dhe fakti që ato u shitën brenda pak minutash vërteton se sa çmenduri ishte për tifozët e kësaj kombëtareje.

Argjentinasit ndryshuan fanellën dhe logon pas fitores së Kupës së Botës në Katar. Stema e re e kombëtares së futbollit tashmë është zbukuruar me një yll të tretë për nder të titullit të kampionit të tretë botëror.

Federata bëri të ditur se më 26 dhjetor, fanella do të dalë në faqen zyrtare të Adidas-it, madje marka e njohur gjermane nuk e priste që të gjitha fanellat të shiten brenda pak minutash.

Fanella u zbulua për herë të parë menjëherë pasi skuadra amerikano-jugore mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës, por ajo doli në shitje vetëm dje.

Image

"Në këtë fazë fillestare, grupi i parë i fanellave në dispozicion është shitur. Stoqet do të plotësohen gjatë javës dhe ditëve në vijim, duke intensifikuar disponueshmërinë e tyre gjatë janarit dhe shkurtit", thuhet në deklaratën zyrtare të Adidas.

Kontigjenti i ri i fanellave do të jetë i disponueshëm për blerje që nesër në faqen e internetit të Adidas Argentina. Nuk ka dyshim se të gjitha fanellat do të shiten edhe këtë herë.

Argjentina u bë vendi i katërt në histori me tre ose më shumë tituj të Kupës së Botës. Përpara janë vetëm Italia dhe Gjermania, me nga katër tituj dhe Brazili, rekordmeni, me pesë tituj kampion bote.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco