FOTO/ Shkruan historinë në Champions League, vajzat e Vllaznisë nderohen nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës

FOTO/ Shkruan historinë në Champions League, vajzat e Vllaznisë nderohen nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës

18:15, 27/12/2022

Pasi përmbyllën rrugëtimin e tyre mes 16 ekipeve më të mira të Europës, vajzat e klubit të futbollit Vllaznia sëbashku me stafin drejtues, u pritën nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili i përgëzoi vajzat kuqeblu për lojën dhe frymën e grupit që treguan në kompeticionin e Uefa Women's Champions League, duke shënuar historinë e futbollit të femrave në Shqipëri.

Ndërsa ju dorëzoi titullin e “Mirënjohjes” në emër të Bashkisë Shkodër, Spahia premtoi edhe një premio për ekipin e vajzave, duke shpërblyer kështu suksesin e treguar në këtë kompeticion.

Alban Neziri, përgjegjës i sektorit të arsimit, rinisë dhe sportit në Bashkinë Shkodër u ndal edhe tek investimi i ri që pritet të nisë nën kujdesin e kryebashkiakut Spahia, një stadium për ekipin e vajzave dhe jo vetëm.

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si ekipi i parë që u rendit mes 16 më të mirave të Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco