I frymëzuar nga Vikingët, Haaland ndryshon 'look' dhe i dërgon një mesazh ‘kërcënues’ rivalëve

I frymëzuar nga Vikingët, Haaland ndryshon 'look' dhe i dërgon një mesazh ‘kërcënues’ rivalëve

17:33, 27/12/2022

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland ka treguar një model të ri flokësh përpara rifillimit të sezonit të Premier League, me një mbishkrim interesant në rrjetet sociale.

22-vjeçari, i cili humbi Kupën e Botës në Katar pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, u rikthye në aksion javën e kaluar në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Liverpool-it dhe shënoi menjëherë.

Ai pritet të fillojë sërish në formacionin e Pep Guardiolës në përballjen me Leeds të mërkurën dhe u shfaq në seancën e fundit stërvitore me një prerje flokësh të frymëzuar nga Vikingët.

Image

“Modaliteti Viking u aktivizua”, ka shkruar norvegjezi, i cili në vend të frizurës së zakonshme kishte gërsheta të gjata dhe në këtë mënyrë i paralajmëroi rivalët se çfarë i pret në pjesën e mbetur të sezonit.

Haaland është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligën angleze me 18 gola në vetëm 14 ndeshje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco