Van Dijk: Nuk fjeta për dy ditë pas penalltisë së humbur ndaj Argjentinës

Van Dijk: Nuk fjeta për dy ditë pas penalltisë së humbur ndaj Argjentinës

16:51, 27/12/2022

Virgil Van Dijk humbi një nga penalltitë e Holandës në lotarinë e 11-metërshave përballë Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës, moment që e ka pasur të vështirë për ta kapërcyer.

“Dy ditët e para e kisha të vështirë të flija. Zhgënjimi ishte logjik. Ishim shumë afër, madje kishim rikuperuar dy gola. Fatkeqësisht, humbëm një shans. Më dhemb shumë, kam pasur një pasdite dhe natë shumë të vështirë”, – ka komentuar mbrojtësi i Livepoolit për “Visplay Sport Nederland”, pas fitores së “The Reds” ndaj Aston Villas, në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League-s.

“Unë u largova nga bota e futbollit për një kohë dhe gjeta rastin të fokusohem te familja. Kjo, po, është gjëja më e rëndësishme në jetë”, përfundoi ai.

Van Dijk luajti titullar në pesë ndeshjet që Holanda luajti në Kupën e Botës. Holandezët u eliminuan në çerekfinale nga Argjentina, skuadra që më pas u bë kampione bote.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco