Detaje nga kontrata e Gakpos me Liverpoolin, holandezi nënshkruan marrëveshje afatgjatë

Detaje nga kontrata e Gakpos me Liverpoolin, holandezi nënshkruan marrëveshje afatgjatë

14:25, 27/12/2022

Cody Gakpo mund të llogaritet si lojtari më i ri i Liverpoolit, i cili e bleu për shumën 50 milionë euro.

Holandezi tashmë ka arritur marrëveshje të plotë me “Të Kuqtë”.

Siç bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, që e mban holandezin deri në vitin 2028.

Brenda kësaj situate, ka mbetur vetëm zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi të ri i cili pritet të kurorëzohet së shpejti.

Gakpo ka një përqindje “të frikshme” të përfshirjes në gola. Deri më tani ai ka shënuar nëntë herë dhe ka regjistruar 12 asistime në Eredivisie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco