SYRI TV/ Argjentinë-Francë, arbitri i VAR u përgjigjet kritikëve: Nga shtëpia gjithçka duket e thjeshtë

13:43, 27/12/2022

Polemikat dhe ankesat e francezëve për arbitrimin kanë pushtuar ditët pas finales dramatike të Botërorit 2022 të fituar nga Agjentina. Por së fundmi VAR-i i finales së Botërorit u është përgjigjur kritikëve. Sipas arbitrit të VAR-it në finale, “nga kolltuku, me një birrë dhe patatina, gjithçka duket e thjeshtë, por vendimet e Marciniak ishin perfekte." 

Nga SYRI TV

Finalja dramatike e Botërorit 2022 mes Argjentinës dhe Francës është pasuar nga shumë polemika dhe ankesa nga francezët, të cilët kërkojnë përsëritjen e saj.

Nga ana tjetër argjentinasit iu përgjigjen atyre: “Mos qani më!”

Arbitrimi është në qendër të vëmendjes së tifozëve francezë. Ata thonë se Symon Marciniak duhej ta kishte anuluar golin e Messi-t për 3-2 në kohën shtesë, pasi lojtarët e stolit argjentinas pushtuan fushën.

Këtyre ankesave tashmë iu është përgjigjur edhe vetë arbitri, sipas të cilit, “anulimi lidhet me diçka që ndikon në lojë. Francezët nuk përmendën foton, ku mund të shohim se janë 6 prej stolit të tyre në fushë, kur Mbappe shënoi.”

Tashmë Tomaz Kviatkovski, arbitri i VAR-it në finale i ka analizuar vendimet e marra nga “bluzat e zeza”: “Nëse do të më duhej të analizoja numrin e aksioneve, ishin gjashtë gola; gjithashtu në fazën e sulmit kishte disa situata të shtrënguara në kuadër të pozicionit jashtë loje. Ka pasur tri penallti, të cilat janë diktuar shumë mirë nga Szymon, dy situata me karton të kuq të mundshëm dhe një simulim jashtëzakonisht i vështirë i Thuram. Dhe mos harroni se ndonjëherë një simulim është i barabartë me një penallti."

Kviatkovski thekson më tej se arbitrimi ishte i shkëlqyer: “Kur je ulur në divan, duke pirë birrë dhe duke ngrënë patatina, gjithçka duket e thjeshtë. Përveç situatave që përmenda, kam kaluar nëpër duar shumë gjëra të vogla për të ndihmuar kryesorin, për shembull, për të treguar shpejt numrin e dikujt për karton; nNjë aluzion i vogël për vendimin e kryesorit. Këto janë sekretet e punës sonë, që jo të gjithë i dinë. Szymon dhe djemtë në fushë merituan duartrokitjet më të mëdha. Unë në VAR e kisha më të lehtë, falë Szymon që shkëlqeu.”

Arbitri i VAR-it në finale vë në dukje edhe një herë paraqitjen e Marciniak, e cila sipas tij ishte perfekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco