E trishtë, ish-futbollisti i Juventus po lufton me jetën ne spital

E trishtë, ish-futbollisti i Juventus po lufton me jetën ne spital

15:17, 25/12/2022

Ish-futbollisti i Juventus, Fabian O’Neill, po lufton me jetën. Sipas raporteve të gazetës uruguaiane Subrayado dhe një postimi nga gazetari Sebas Giovinelli, O’Neill u shtrua urgjentisht në spitalin e Uruguait në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.

Mjekët po përpiqen me dëshpërim t’i shpëtojnë jetën. Familja ka kërkuar të gjithë njerëzve që të luten për të. Ish-lojtari ishte shtruar edhe më parë me urgjencë në spital, në korrik 2020, për probleme me mëlçinë dhe traktin urinar.

Ende nuk dihen shkaqet nga se vuan O’Neill, por duket se gjendja e tij është shumë e rëndë. Uruguajani e nisi karrierën e tij profesioniste me Nacional në Primera División në vendlindje. Ai luajti në skuadrën e parë mes 1992 e 1995. Një vit më vonë ai u transferua në Itali për të luajtur në Serie A me Cagliari. Klubi u rrëzua nga kategoria në 1997, por u kthye sërish në 1998. Pasi Cagliari shkoi sërish në Serie B në 2000, O’Neill u transferua te Juventus. Në janar 2002 ai lëvizi te Perugia si pjesë e akordit që kaloi Davide Baiocco te Juventus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco