Futbolli portugez në zi, ndahet papritur nga jeta lojtari 21-vjeçar

Futbolli portugez në zi, ndahet papritur nga jeta lojtari 21-vjeçar

14:42, 25/12/2022

Zi në futbollin portugez. Ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare futbollisti Fabio Garrido. Këtë e ka bërë të ditur klubi i fundit për të cilin ka luajtur, Barreirense , me një postim emocionues në faqen zyrtare, ku megjithatë nuk bëhet e ditur shkaku i vdekjes së sulmuesit të lindur në vitin 2001 , i cili pasi ka luajtur në akademinë e të rinjve të Sporting Lisbonës,  kishte debutuar në futbollin profesionist me fanellën e Belenenses gjatë sezonit 2020/2021.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se sportisti ynë Fabio Garrido ka ndërruar jetë, – thuhet në shënimin e lëshuar nga ekipi luzitan. – Fabio ishte shembull për të gjithë ne, gëzimi i tij ishte ngjitës, ashtu si talenti i tij i kombinuar me shpirtin i sakrificës.

Image

“Sot humbasim një njeri dhe sportist të madh. Familjes së Fabios i urojmë shumë forcë në këtë moment dhe ju themi se jemi në dispozicion për çdo gjë që i nevojitet. Për ty i dashur Fabio faleminderit shumë për gjithçka që na ke lënë!”.

Image

Pas këtij njoftimi tragjik, Belenenses, skuadra që i dha mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij duke e bërë të debutojë në futbollin profesionist, ka dashur të kujtojë edhe futbollistin shumë të ri që ka veshur edhe fanellën e Portugalisë në seleksionimin e të rinjve dhe të mbështesë familjen e tij në këtë kohë të vështirë për ta dhe për futbollin portugez në tërësi.

“Organet drejtuese të klubit të futbollit ‘Os Belenenses’ kanë mësuar për vdekjen e 21-vjeçarit Fábio Garrido, anëtar i ekipit me rikthimin e Belenenses në garat kombëtare.

“Në këtë moment të vështirë dhe në emër të gjithë familjes Belenense, i drejtojmë të gjithë familjes dhe miqve të tij, veçanërisht prindërve, ngushëllimet tona më të thella, duke u lënë atyre një përqafim të madh dashurie dhe miqësie.

“Ti do të jesh atje përgjithmonë, kampion!”, thuhet në mesazhin e dhënë nga klubi menjëherë pas dëgjimit të lajmit tragjik të vdekjes së të riut Fabio Garrido.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco