Suarez shumë pranë klubit brazilian, zbulohen detajet e kontratës

Suarez shumë pranë klubit brazilian, zbulohen detajet e kontratës

14:01, 25/12/2022

Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë nuk është më një histori thashethemesh mes Luis Suarez dhe Gremio. Në të vërtetë, po bëhet gjithnjë e më konkrete, aq sa e përditshmja spanjolle “Sport”, ka detajuar kushtet e kontratës që “El Pistolero” do të nënshkruante me klubin brazilian, për përvojën e fundit të mundshme të karrierës së tij të madhe.

Ai do të merrte një pagë rreth 250 mijë euro me bonuse, për dy sezonet e ardhshme. Gjë që do ta bënte ish-sulmuesin e Barçës një nga lojtarët më të paguar në vendin e Auriverde. Gremio dëshiron të krijojë një ekip konkurrues me Luis Suarez në majën e sulmit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco