Kosova vlerëson më të mirët e vitit 2022: Muriqi fiton çmimin 'Fadil Vokrri'

Kosova vlerëson më të mirët e vitit 2022: Muriqi fiton çmimin 'Fadil Vokrri'

13:16, 25/12/2022

Sulmuesi “Dardan”, Vedat Muriqi, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Kosovë.

Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, Mallorca, e pranoi drejtori i FFK, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht kryetari Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, kryetari i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Për çmimin e marrë ka komentuar edhe vetë Vedat Muriqi nëpërmjet një video mesazhi.

“Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim. Falënderoj bashkëlojtarët e Kosovës. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi.

Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, teksa herën e parë e kishte fituar në vitin 2019.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco