VIDEO/ Propozimi unik për martesë i tifozit të Tiranës tërheq vëmendjen e Didier Drogba

VIDEO/ Propozimi unik për martesë i tifozit të Tiranës tërheq vëmendjen e Didier Drogba

10:48, 25/12/2022

Një tifoz i Tiranës vendosi t'i propozonte të dashurës së tij në një mënyrë unike dhe video e kësaj surprize u bë shpejt virale në rrjet.

Gjithçka ndodhi në prag të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, teksa lojtarët ishin ende duke kryer nxehje, tifozi u fut me vrap në fushë dhe u rrëzua.

Sigurimi reagoi shpejt, me tifozin që i tregoi se ishte i lënduar. Shumë shpejt drejt tij vrapoi ekipi mjekësor, më pas një ultras i tifozëve dhe më pas pasoi një surprizë.

Tifozi nxorri një unazë nga xhaketa dhe i ka propozuar për martesë, ndërsa ajo i ka thënë “po” kënaqësisë së përgjithshme të të gjithëve në stadium.

Videoja është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa nën një prej postimeve ka komentuar edhe sulmuesi legjendar i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba.

Image

“ Disa do të thonë se ai u zhyt (në probleme)”, ka shkruar sulmuesi i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco