Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Shembet tribuna në një ndeshje basketbolli, plagosen 27 tifozë

VIDEO/ Shembet tribuna në një ndeshje basketbolli, plagosen 27 tifozë

10:25, 25/12/2022

Ndeshja e Superkupës së Basketbollit të Egjiptit mes Al Ahly dhe Al Ittihad është ndërprerë pasi një pjesë e tribunës ku ndodheshin tifozët mysafir u shemb.

Al Ahly u ndesh me Al Ittihad nga Aleksandria në sallën “Hassan Mustafa”, teksa ndeshja u ndërpre në fund të çerekut të tretë me rezultat 66:45 për mysafirët.

Kështu, një pjesë e tribunës ku ndodheshin tifozët e Al Ittihad është shembur dhe me atë rast janë lënduar dhjetëra persona, raportojnë mediat egjiptiane.

Lojtarët qëndruan të pafuqishëm dhe shikonin këto skena të tmerrshme dhe disa prej tyre mësuan të ngjiteshin në tribuna dhe të ndihmonin të lënduarit.

Menjëherë ka reaguar një ambulancë dhe të plagosurit janë dërguar në spital.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njoftoi se në sallë janë dërguar 21 autoambulanca, ndërsa janë lënduar 27 persona.

Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës, të dyja skuadrat vendosën të mos vazhdojnë ndeshja dhe gjyqtarët kanë fishkëllyer dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Nuk dihen arsyet e shembjes së një pjese të tribunës, e po ashtu nuk dihet për momentin nëse trofeu i Superkupës do t'i shkojë Al Ittihadit apo do të duhet të luhen 10 minutat e fundit të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco