VIDEO/ Ndërhyrje për 'burg', reagon futbollisti anglez: E papranueshme!

VIDEO/ Ndërhyrje për 'burg', reagon futbollisti anglez: E papranueshme!

09:47, 25/12/2022

Duhej të ishte një ndeshje rutinë mes skuadrave të moshave të Leicester dhe Wolverhampton, mirëpo një goditje jashtë normave sportive të Caden Voice ndaj Will Alves, e shndërroi sfidën në një luftë nervash.

Alves i Leicester e pësoi rëndë teksa pas goditjes së marrë nga kundërshtari i duhet të qëndrojë jashtë fushave për plot nëntë muaj duke qenë se dëmtoi ligamentin e gjurit. Një gjest i shëmtuar nga ana e Voice teksa pas publikimit të videos, reagoi edhe ylli i Leicester, James Maddison. Fantazisti thekson se faulli ishte tërësisht i papranueshëm ndërsa shton se i vjen shumë keq për Alves që duhet të përballet me një dëmtim shumë të rëndë.

“Nuk isha i sigurt nëse duhej të komentoja në lidhje me atë ndërhyrje, por mendoj se është e rëndësishme edhe për opinionin publik që të reagojmë. Ajo lloj ndërhyrje është tërësisht e papranueshme dhe në këtë moment më vjen shumë keq për djaloshin e dëmtuar. Një lojtar i talentuar dhe me të ardhmen e ndritur, tani Alves do t’i duhet të përballet me atë dëmtim të tmerrshëm”, u shpreh Maddison.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco