‘T’ju vijë turp’, shpërthen Lovren: I kam gati denoncimet

‘T’ju vijë turp’, shpërthen Lovren: I kam gati denoncimet

09:27, 25/12/2022

Pasi ka përfunduar në qendër të vëmendjes sepse ka kënduar, bashkë me shokun e kombëtares Marcelo Brozovic, korin filo-fashist ‘Za Dom Spremni’, mbrojtësi kroat Dejan Lovren ka dashur të mbrohet nga akuzat.

“Prej një muaji, që kur jemi nisur për Botërorin, nuk kam hapur asnjë gazetë. E di se ky është i gjiti presion për mua, për trajnerin dhe për shokët e skuadrës, unë nuk kam hapur as gazetat”, ka thënë Lovren për Z1.

“Natyrisht të gjithë më kanë thënë se çfarë është shkruar për mua. Përshëndetja fashiste? T’ju vijë turp! Kam bërë gati disa denoncime. Unë përfaqësoj vendin tim dhe patriotizmin tim, nuk bëj kur thirrje për dhunë dhe urrejtje.

“Po, kam qenë gjysmë i dehur, por edhe i lumtur për një arsye. Jam gati për vendin tim! Nuk mund ta them? Përfaqësoj vendin tim dhe një popull që mund të mos kishte zë. Nëse nuk mund ta them, kush mund ta bëjë?”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco