Benzema i thotë lamtumirë futbollit ... në arenën ndërkombëtare

Benzema i thotë lamtumirë futbollit ... në arenën ndërkombëtare

16:08, 19/12/2022

Karim Benzema i ka dhënë lamtumirë futbollit në arenën ndërkombëtare. Vendimi është marrë  pas përfundimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi u dëmtua në stërvitje, dhe rikuperimi kërkoi kohë.

Nga ana tjetër kur Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.

‘Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë!’.

‘Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron’, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar pensionimin.

Ai debutoi në vitin 2007 me Les Blues, duke shënuar 37 gola në 97 ndeshje.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco