VIDEO/ ‘Më lër të qetë’/ Refuzimi i dytë i Mbappe për presidentin Macron

11:09, 19/12/2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri disa përpjekje të çuditshme për të ngushëlluar yllin e ekipit të Francës, Kylian Mbappe pas humbjes ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Gazeta Daily Mail shkruan se edhe pse Macron iu afrua dhe tentoi disa herë ta ngushëllonte, Mbappe dukej i bezdisur dhe përpiqej të largohej prej tij.

Macron është i dëshpëruar për të pasur mbështetjen e Mbappe, çka do i shërbente shumë për imazhin publik.

Por ky është refuzimi i dytë që Mbappe po i bën Macron. Gjatë prillit të këtij viti, kur Franca ishte në fushatë zgjedhore, 50 yje të sportit nënshkruan një letër mbështetëse për Macron. Edhe pse pritej që Mbappe të ishte në listë, ai nuk firmosi, duke shkaktuar debat në media.

Sipas revistës Spectator, ndoshta kjo lidhet me faktin se Mbappe vjen nga rrethinat e një zone shumë të varfër në Francë, ku as Macron dhe as rivalët e tij nuk janë popullorë.

Megjithatë, sipas revistës, as Mbappe nuk është shumë popullor në këtë zonë të varfër, ku të rinjtë preferojnë më shumë Paul Pogba dhe Karim Benzema, të cilët shihen si rebelë kundër establishmentit. Sipas të rinjve, Mbappe është ‘shumë i pastër’.

Futbollisti francez megjithatë ka ngritur një fondacion për të ndihmuar të rinjtë në këtë lagje, ku 17 përqind jetojnë në varfëri ekstreme.

Pavarësisht se vëmendja e medieve është fokusuar te kjo zonë, varfëria nuk ka njohur ulje, madje është rritur pas pandemisë, raporton Spectator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco