Festimi i çmendur/ A është i justifikueshëm veprimi i portierit argjentinas?

Festimi i çmendur/ A është i justifikueshëm veprimi i portierit argjentinas?

10:34, 19/12/2022

BILD

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, kishte një ide shumë të veçantë pas fitimit të Kupës së Botës.

Para se të lejohej të ngrinte trofeun, ai u ngjit në podium si portieri më i mirë i turneut.

Ai e mori Dorezën e Artë me një valë euforie- përpara se ta linte dorëzën të rrëshqiste një ‘kat’ më poshtë.

Argjentinasi e vendosi trofeun përpara organit gjenital. Çfarë festimi i çuditshëm me penis!

Pas ndeshjes, ai e shpjegoi këtë skenë të çuditshme për transmetuesin argjentinas TyC Sports: “E bëra sepse francezët më fishkëllyen. Nuk mund ta duroja arrogancën e tyre”.

Meqenëse Martinez po flet për arrogancë, ai vetë kërceu për të festuar penalltitë e humbura franceze nga Aurelien Tchouameni dhe Kingsley Coman. Përveç kësaj, ai nuk u tregua sportist i madh kur ia rrëmbeu topin Tchouameni-t përpara goditjes dhe e hodhi në drejtim të këndit të zonës së rreptësisë.

Martine u bë kështu një hero në pritjen e penalltive. Edhe më herët, ai shpëtoi portën nga një gol i sigurt gjatë minutave shtesë. Me një pritje të bujshme me këmbë, ai çaktivizoi një gjuajtje të Kolo Muani-t. “Falë Zotit që nxora këmbën. E bëra punën time ashtu siç ëndërroja. Ishte një finale e pabesueshme, e pabesueshme, nuk e kisha ëndërruar kurrë. Nuk gjej dot fjalët”.

Me të drejtë, ai u vlerësua si portieri më i mirë. Vetëm se në ditën e triumfit të tij më të madh, Martinez nuk bëri një veprim prej kampioni bote me festimin e penisit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco