'Një nga ndeshjet më të mira, gabuam vetëm 20 sekonda', Kapllani: Për merkaton mendojmë pas Vllaznisë

'Një nga ndeshjet më të mira, gabuam vetëm 20 sekonda', Kapllani: Për merkaton mendojmë pas Vllaznisë

15:27, 15/12/2022

Xhevahir Kapllani mendon se skuadra e tij duhej të kishte marrë më shumë në ndeshjen ndaj Laçit. Trajneri i Erzenit, pas humbjes përballë kurbinasve, theksoi se ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë ndaj meritonte të merrte diçka nga ky duel.

Mendoj që ka qenë një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë deri tani, sidomos në fushën kundërshtare, duke pasur parasysh fushën e vështirë në Laç. Kanë shkuar keq vetëm 20 sekonda të fundit të pjesës së parë, mungesë përqendrimi dhe për mua çdo gjë ka shkuar mirë dhe mendoj se nga fillimi e deri në fund e kemi dominuar lojën në të gjithë komponentët.

Duhet të kemi parasysh që kemi edhe një ndeshje shumë të rëndësishme me Vllazninë, e pastaj do të fillojmë të mendojmë për merkaton. Çdo ekip ka nevojë për ndërhyrje por duke parë e duke bërë, me qetësi, të shohim ta mbyllim me rezultat pozitiv dhe të shohim para pastaj.

Në do të vazhdojmë para, të punojmë shumë dhe të vazhdojmë të arrijmë objektivat që kemi, të përparojmë duke përmirësuar lojën që të bëjmë më mirë se sot, që ato raste që dalin t’i finalizojmë me saktësi”, theksoi për “Oversport” Kapllani pas duelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco