Mbylli sezonin nga dëmtimi në miqësore, reagon Armando Broja: Është vetëm një pengesë e vogël

Mbylli sezonin nga dëmtimi në miqësore, reagon Armando Broja: Është vetëm një pengesë e vogël

13:58, 14/12/2022

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në miqësore me Chelsean, gjë që do ta mbajë atë jashtë përgjatë sezonit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare falënderon të gjithë që e kanë suprotuar dhe se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Më vjen keq që më duhet ta mbyll kështu vitin 2022. Ishte e vështirë për të përpunuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur se do të rikthehem më i fortë dhe më mirë se më parë. Secili ka rrugëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetëse. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjitha. Do të kthehem së shpejti”, shkruan 21-vjeçari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco