Federata angleze përgatitet për dorëheqjen e Southgate, në listë dy trajnerë të huaj!

Federata angleze përgatitet për dorëheqjen e Southgate, në listë dy trajnerë të huaj!

22:47, 12/12/2022

 

E nisur si një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës në Katar, Anglia nuk mundi të kalonte përtej fazës së çerekfinaleve teksa u mposht nga Franca me rezultatin 1-2. Zhgënjimi është i lartë te “Tre Luanët” teksa ende nuk dihet e ardhmja e trajnerit Gareth Southgate me këtë të fundit që e pranoi vetë se i duhej pak kohë për të marrë një vendim.

Asnjë skenar nuk është i përjashtuar dhe në këtë formë, Federata Angleze po kërkon të jetë e përgatitur në rast se 52-vjeçari tërhiqet. Sipas mediave britanike, Federata ka nisur të studiojë alternativat dhe po fiton gjithnjë e më shumë kuotë ideja për të vijuar me një trajner të huaj. Alternativat më serioze janë ato të Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochetinos duke marrë në konsideratë se dy anglezët më të kuotuar për të zëvendësuar që janë Eddie Howe i Newcastle dhe Graham Potter i Chelsea, aktualisht duken të fokusuar të vijojnë karrierën e tyre në drejtimin e klubeve dhe jo të një kombëtareje.

Në fakt, edhe për Tuchel e Pochetino nuk ka asgjë të sigurt pasi emrat e tyre janë përmendur gjithashtu si opsione te Gjermania dhe Argjentina. Në Federatën angleze po studiojnë edhe alternativat Lampard e Gerrard, megjithate edhe në ditët në vijim, nga Federata do të mundohen të bindin Southgate për të vijuar projektin e tij të paktën deri në Euro 2024 pasi ai është plani A i “Tre Luanëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco