Van Basten: Ibrahimovic ka qenë thelbësor për Milanin këto vite

Van Basten: Ibrahimovic ka qenë thelbësor për Milanin këto vite

09:01, 26/11/2022

Marco van Basten, ish-sulmuesi legjendar i Milanit, foli për kanalin e Carlo Pellegatti në YouTube duke u fokusuar në figurën e Zlatan Ibrahimovic.

“Ibra ka qenë thelbësor në rritjen e Milanit në vitet e fundit, veçanërisht në aspektin e mentalitetit. Për t’u kthyer te Scudetto duhej mentaliteti i Zlatan.

Ibra në rini? Tek Ajax isha ndihmësi i Koeman kur ai mbërriti. Ai ishte dikush që më sfidoi në fushë, por unë isha gjysmë i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të bëja më shumë. Në vend të kësaj, ai gjithmonë donte të më sfidonte, ishte argëtuese”, është shprehur legjenda holandeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco