Ikardi dhe Wanda Nara sërish së bashku, ja dedikimi romantik i sulmuesit për bukuroshen argjentinase

Ikardi dhe Wanda Nara sërish së bashku, ja dedikimi romantik i sulmuesit për bukuroshen argjentinase

18:32, 24/11/2022

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë kthyer sërish së bashku me njëri-tjetrin.Historia e ndërlikuar e dashurisë mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara vazhdon të diskutohet . Pas tradhtive të supozuara, ndarjes dhe një lidhjeje të re të mundshme të Wandës, çifti duket se janë rikthyer bashkë, siç e tregojnë edhe fotot e fundit në Instagram. 

Postimi i bërë nga sulmuesi argjentinas lë të kuptohet se çifti është bashkë dhe njëherë, pas asaj ndarje të bujshme disa muaj më parë.

“Nuk ishte gruaja e jetës time, ishte jeta ime që u shndërrua në një grua. Historitë e Disney kanë gjithashtu një sezon të dytë. Të dua Uanda Nara”, shkruante Ikardi në një foto që shfaqej së bashku me bukuroshen argjentinase.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco