Kupa e Botës/ Zvicra e 'shqiptarëve' sfidon Kamerunin, publikohen formacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Zvicra e 'shqiptarëve' sfidon Kamerunin, publikohen formacionet zyrtare

10:07, 24/11/2022

Nis sot një maratonë e re ndeshjesh në Katar. Për të filluar ditën, Zvicra e shqiptarëve përballet me Kamerunin në orën 11:00 me orën tonë. Ky takim do të jetë i pari i grupit G, ndërsa pritet sonte (20:00) Brazil-Serbi. Beteja premton të jetë e ashpër, pasi do të jetë një mundësi për helvetët ose kamerunasit për të fituar pikë të çmuara me synimin për t'u kualifikuar në 1/8-tat.

Dy trajnerët Murat Yakin dhe Rigobert Song do të luajnë me modulin 4-3-3.

Në anën zvicerane, Yann Sommer do të jetë i pranishëm pas rikuperimit nga dëmtimi i kyçit të këmbës, teksa mbrojtja do të drejtohet nga Manuel Akankji (Manchester City). Në mesfushë do të shikojmë kapitenin Granit Xhaka ndërsa në majën e sulmit do jetë Embolo, i mbështetur veçanërisht nga njeriu i kompeticioneve të mëdha Xherdan Shaqiri.

 “Luanët e Paepur” gjithashtu do të jenë në gjendje të llogarisin në njerëz të talentuar në skuadër, me André Onana (Inter) në portë, Andre-Frank Zambo Anguissa (Napoli) në mesfushë dhe Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern) në sulm.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco