Rudiger mburret me kundërshtarin e tij, pastaj 'qan' në 8 minuta. Legjenda e Gjermanisë: E patolerueshme

Rudiger mburret me kundërshtarin e tij, pastaj 'qan' në 8 minuta. Legjenda e Gjermanisë: E patolerueshme

08:52, 24/11/2022

Një tjetër futbollist si Eric Cantona do t’i kishte mësuar disa sjellje baze duke i ndrequr kurrizin per nje mungese respekti ndaj kundershtarit por ishte rezultati ai qe ne fund i tregoi se ndonjehere te tallesh me kundershtarin dhe te besh mendjemadhin te kushton.

Vrapimi i çmendur i Antonio Rudiger, ai hap që dukej si një balet tallës, një truk për t’i bërë përshtypje kundërshtarit, mori dënimin që meritonte. Fati dhe Japonia u kujdesën për të. Dhe dëshira për të shpikur marifete duhet t’i jete zbehur shume yllit te Real Madrid!

Performanca e qendërmbrojtësit të Real Madridit është dyfytyrëshe: ai kufizohet me perfeksionin në mbylljen e pjesës së parë, në pjesën e dytë bie totalisht, duke lënë gjurmë edhe në golin 1-1 për shkak të pavendosmërisë dhe një kohe te gabuar te daljes. Ai besonte (jo) se ata mund, në një mënyrë ose në një tjetër, të frenonin egërsinë e një kundërshtari qe nuk mund te reagonte… Por e kishin llogaritur gabim… të ndëshkuar nga një fjalë e urtë e vjetër e futbollit: gol i gabuar, gol i pesuar!

Gjermania është “turpëruar” nga Japonia në humbjen me shifrat 1-2. Gundogan i kaloi pancerat në avantazh, ndërsa më pas erdhi përmbysja. Skena më e pështirë është ofruar nga ana e mbrojtësit Rudiger.

Ky i fundit ka nisur që të tallet me lojtarët e Japonisë për shkakun e fizikut të tyre dhe mënyrës së vrapimit. Në fund, hakmarrja shërbëhet në “pjatë të ftohtë” dhe po këta futbollistë arritën që ta përmbysnin në 1-2.

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njejtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022. “Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysje. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33’.

Mesfushori i Manchester City u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuichi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofmann dhe Gnabry, teksa edhe Manuel Neuer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër. Më pas dy golat e tjerë të përballjes, Japonia përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli, të cilët luajnë në kampionatin gjerman të futbollit.

Didi Hamann, i cili luajti për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës 2002, nuk ishte i impresionuar me performancën gjermane, duke thënë se ata dukeshin sikur kishin mbetur pa energji në pjesën e dytë.

Ai kritikoi gjithashtu shpërdorimin e tyre para portës dhe rezervoi një përmendje të veçantë për ate skene në pjesën e dytë që përfshiu Antonio Rudiger. “Nuk mund te besh ato gjera ne nje Kupe Bote ku te shohin qindra miliona njerez. Duhet respekt per fanelen qe ke veshur dhe respekt per kundershtarin”…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco