'Humbja e Argjentinës më shkatërroi', djali i Maradonës: Messi nuk mund të krahasohet me babain tim!

'Humbja e Argjentinës më shkatërroi', djali i Maradonës: Messi nuk mund të krahasohet me babain tim!

11:33, 23/11/2022

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në Botërorin e Katarit ka surprizuar këdo. Pas shumë reagimeve nga bota e futbollit, në “Radio Marte” në Itali foli edhe djali i Diego Armando Maradonës, Diego Junior.

Ai u shpreh se ndjehej i shkatërruar nga kjo situatë, por futbolli është i tillë dhe se mund të humbësh ndaj kundërshtarëve më të dobët.

“Krahasimi mes Messit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelin. Jam i shkatërruar nga kjo disfatë. E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”, deklaroi djali i legjendës më të madhe të futbollit argjentinas.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco