Katari akuzohet për falsifikim të numrit të shikuesve në Kupën e Botës, FIFA e zgjidhi 'me elegancë' problemin

Katari akuzohet për falsifikim të numrit të shikuesve në Kupën e Botës, FIFA e zgjidhi 'me elegancë' problemin

10:29, 23/11/2022

Në tre ditët e para të Kupës së Botës në Katar, ka vetëm një konstatim - numri zyrtar i shikuesve në ndeshje tejkalon kapacitetin e stadiumit.

Në disa ndeshje stadiumi ishte pothuajse gjysmë i zbrazët, por kjo nuk i pengoi organizatorët të shkruanin zyrtarisht se kishte më shumë shikues se sa ka stadiumi.

Kjo u pa më së miri në ndeshjen mes Holandës dhe Senegalit kur në tribuna kishte shumë vende bosh, por zyrtarisht ndeshjen e ndoqën 41721 persona edhe pse kapaciteti i stadiumit Al Thumama në Doha është 40000 vende.

Megjithatë, edhe takime të tjera tregojnë se ky nuk është një gabim i rastësishëm. Dhe në të shtatë ndeshjet e tjera të luajtura, sipas të dhënave zyrtare, ndeshja është ndjekur nga më shumë shikues se sa kanë stadiumet dhe asnjë stadium nuk ka qenë i mbushur deri në ulësen e fundit.

Për shembull, ndeshja e parë që hapi Kupën e Botës mes Katarit dhe Ekuadorit u luajt në stadiumin Al Bayt, i cili ka 60,000 vende dhe zyrtarisht në tribuna ishin 67,372 njerëz.

Në ndeshjen mes Anglisë dhe Iranit në stadiumin Khalifa International, ishin 5334 shikues “tepricë” (kapaciteti 40.000, zyrtarisht 45.334 shikues), ndërsa disfatën e djeshme të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në tribunat e stadiumit “Lusail” e ndoqën 88.012 spektatorë, edhe pse kapaciteti i stadiumit është 80.000.

FIFA ka marrë shumë pyetje për këto të dhëna që nuk korrespondojnë me situatën reale dhe qeveria e futbollit botëror e zgjidhi këtë problem në mënyrë “elegante”.

Image

Kështu, të dhënat për kapacitetin e stadiumit për Botërorin e këtij viti janë shkarkuar nga faqja zyrtare e FIFA-s dhe janë ngarkuar informacione të reja të përditësuara. Sigurisht që tani është rritur kapaciteti i stadiumit, me shënim se kapaciteti për ndeshje individuale mund të ndryshohet.

Kështu, kapaciteti i stadiumit Al Bayt nga 60,000 u përditësua në 68,895 vende, Khalifa International nga 40,000 në 45,857, Al Thumama nga 40,000 në 44,400, Ahmad Bin Alija nga 40,000 në 45,032, Lusail City nga  80,000 në 88,966, Stadium 974 nga 40,000 në  44,089, Education City Stadium nga 40,000 në 44,667 dhe Al Janouba nga 40,000 në 44,325 vende.

Megjithatë, edhe me këto modifikime të bëra më pas nga FIFA, është e vështirë të besohet se në ndeshjen mes Holandës dhe Senegalit kishte vetëm 2679 vende të lira, ose se në ndeshjen mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite kishte vetëm 954 vende bosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco