VIDEO/ Po kërkonin birra, tifozët anglezë përfundojnë te luanët e pallatit të një sheiku

VIDEO/ Po kërkonin birra, tifozët anglezë përfundojnë te luanët e pallatit të një sheiku

13:36, 21/11/2022

Një grup tifozësh anglezë, që ishin në kërkim të birrave në Katar (vend ku konsumimi i alkoolit është i ndaluar), shpjeguan në talkSPORT atë që mund të jetë një nga historitë më të çuditshme të këtij Botërori.

Alex Sullivan, një tifoz i Evertonit, i cili ka udhëtuar në Katar për të mbështetur Anglinë gjatë Kupës së Botës, tha për talkSPORT: “Po kalonim mirë, po argëtoheshim, kur takuam një nga djemtë e sheikut. Ai na mori në pallat… dhe na tregoi se çfarë kishte aty: luanë, zogj të ndryshëm, gjithçka… Na thanë se ishim të mirëpritur dhe nëse shihni përreth, nuk do të gjeni më mirë”.

Një tjetër tifozët anglez u shpreh: “Ne ishim në gjueti për disa birra dhe ata thanë: “Ne do të kemi birra sa të doni”.

Kështu që u hodhëm në pjesën e pasme të një Toyota Land Cruiser dhe përfunduam në një pallat madhështor. Ai na tregoi majmunët, zogjtë e tij ekzotikë… Ishte çmenduri!”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco