‘Astrologjia Sportive’/ Yjet në qiell ‘shpallin’ Argjentinën kampione të Botës

‘Astrologjia Sportive’/ Yjet në qiell ‘shpallin’ Argjentinën kampione të Botës

12:30, 21/11/2022

Sikur të mos mjaftonte fakti që rreth gjysma e planetit janë shndërruar në tifozë të Argjentinës dhe Lionel Mesit, amerikano-jugorët janë favoritë edhe për sa u përket… yjeve.

Siç ka raportuar argjentinasja “Ole”, skuadra e Skalonit pritet të jetë triumfuesja e madhe në Katar, edhe sepse astrologjia e favorizon këtë.

Media argjentinase e ka marrë përsipër teorinë e publikuar të “Astrologjisë Sportive”, e cila, siç tregon edhe emri, merret me lidhjen e yjeve në qiell me… ata të futbollit.

Dhe studimet kanë treguar se Argjentina do të jetë skuadra më e favorizuar nga yjet në periudhën nëntor-dhjetor 2022.

Një ndikim të madh në këtë aspekt ka parashikimi për trajnerin Skaloni dhe për kapitenin Mesi, për të cilët prite sukses i madh këtë muaj, në përmasat e një Botërori, që mungon prej 36-vitesh.

Kryqëzimet në parashikimin e të dy protagonistëve kanë bërë optimistë bardhekaltrit, që mund të bazohen edhe te precedentët.

Një parashikim të ngjashëm ka pasur edhe Diego Armando Maradona në 1986, në Botërorin e fundit të fituar nga Argjentina dhe ashtu si atëherë edhe këtë edicion, në finale pritet Gjermania.

Gjithmonë yjet, parashikuan edhe një fat të ngjashëm të Botërorit të dytë të Maradonës me të dytin e Mesit, që i përkiste atij të 2010-ës, me të dy që kishin pasur në grupe Korenë e Jugut.

Në fakt në 2010-ën pati një përballje Gjermani-Argjentinë, në çerekfinale, një përsëritje e duelit të 2006-ës.

Në 2006-ën, gjermanët fituan me penallti pasi ndeshja kishte dalë 1-1, ndërsa në Afrikën e Jugut, fitorja e europianëve ishte e thellë në shifrat 4-0.

“Pancerat” nuk do ta linin me kaq, pasi në Botërorin pasardhës, atë të Brazilit fitorja edhe pse jo e thellë do të ishte shkatërruese për argjentinasit.

Një gol i Mario Gotze vulosi finalen në 1-0, duke dënuar me medaljen e argjendtë Mesin me shokë dhe duke ngjitur në çatinë e botës Gjermaninë.

Këtë herë yjet parashikojnë që në këtë duel do të jenë bardhekaltrit ata që do të triumfojnë ndaj gjermanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco