Statistikat/ Anglia nuk është përballur kurrë me Iranin, ndeshja e parë historike luhet sot në ‘Katar 2022’

Statistikat/ Anglia nuk është përballur kurrë me Iranin, ndeshja e parë historike luhet sot në ‘Katar 2022’

12:06, 21/11/2022

Anglia nuk është përballur kurrë me Iranin. Anglezët nuk kanë humbur kurrë ndaj një rivali aziatik, me të cilët kanë 5 fitore, përfshirë triumfin kundër Kuvajtit në Botërorin e 1982-shit dhe kanë barazuar 4.

“Tre Luanët” janë kualifikuar në finalet e një Botërori për herë të 16-të.

Kjo do të jetë prezenca e tyre e shtatë radhazi, më e gjata në historinë e kompeticionit për ta.

Ishullorët kishin golavarazhin më të mirë në kualifikueset e “Katar 2022” nga ekipet europiane. Ata shënuan 39 gola dhe pësuan vetëm 3 (+36).

Garet Southgate e ka dërguar Anglinë në katërshen me të mirë në të dy turnetë që e ka drejtuar si trajner: gjysmëfinale në Botërorin e Rusisë në 2018-ën dhe finale në Europianin e verës së shkuar.

Vetëm Sir Alf Ramsey ka një rekord të tillë (kampion në 1966 dhe gjysmëfinalist në 1968).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco