Sot është dita e dytë e Kupës së Botës, pasi dje u luajt ndeshja e parë mes vendit pritës Katarit dhe Ekuadorit, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për latinët.
Sot do të shohim tre përballje të tjera të cilat sigurisht që do të kenë vëmendje pasi janë kombe që kanë tifozë të shumtë.
Ndeshja e parë e ditës së sotme do të luhet në orën 14:00, ku Anglia do të përballet me Iranin.
Favorit vijnë lojtarët e “Tre Luanëve” me teknikun Southgate në krye.
Sfida e dytë e kësaj dite do të luhet në orën 17:00, ku Senegali do të përballet me Holandën.
Sfida është interesante, ku Senegali është një ekip i rrezikshëm, por mungesa më e madhe e klubit afrikan është Sadio Mane, i cili nuk arriti dot të ishte gati për këtë Botëror.
Sfida e fundit e ditës do të luhet në orën 20:00, ku SHBA do të përballet me Uellsin e Gareth Bale.
Pritet të jetë një sfidë intensive, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në sfidën e parë të tyre në Grupin B.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: