Nis Katar 2022, Infantino-tifozëve: Futbolli e bashkon botën!

Nis Katar 2022, Infantino-tifozëve: Futbolli e bashkon botën!

21:04, 20/11/2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka zgjedhur të flasë vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes së parë të Kupës së Botës Katar 2022, asaj mes Katarit dhe Ekuadorit.

Infantino ka dashur të japë një mesazh për të gjithë tifozët kudo ndodhen, duke theksuar se qëllimi i futbollit ndër të tjera është që ta bashkojë botën.

“Mirë se vini në Kupën e Botës në Katar 2022. Futbolli bashkon botën. Dhe tani le të mirëpresim ekipet dhe le të fillojë spektakli!”,- janë fjalët e presidentit zviceran.

Në ditët e fundit ka pasur një sërë polemikash për vendin organizator të kësaj Kupe Bote, ku diskutimet kryesore lidhen me respektimin e të drejtavë të njerëzve, vdekjet e shumë emigrantëve, komunitetin gay dhe së fundmi ndalimin e konsumimit të produkteve të mishit të derrit dhe të birrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco