Bombë nga Spanja, Ronaldo i vetofrohet Real Madrid-it

Bombë nga Spanja, Ronaldo i vetofrohet Real Madrid-it

19:43, 20/11/2022

 

Cristiano Ronaldo është në kërkim të një ekipi të ri, pasi me shumë mundësi nuk do të kthehet më në Manchester United pas përfundimit të Kupës së Botës Katar 2022.

Së fundmi, nga Spanja po raportojnë se CR7 i është vetofruar Real Madrid-it. Më tej shtohet se portugezi u ka ofruar “Los Blancos” që të nënshkruajnë për 6 muaj, pasi pas dëmtimit të Benzema skuadrës së Ancelottit do t’i duhej një autor golash.

Asnjëra nga palët nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme, megjithatë asnjëherë nuk i dihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco