Ekuadori prish festën e të zotëve të shtëpisë, dominim total kundër Katarit në ndeshjen e parë të Botërorit

Ekuadori prish festën e të zotëve të shtëpisë, dominim total kundër Katarit në ndeshjen e parë të Botërorit

19:01, 20/11/2022

Ekuadori triumfoi 2-0 përballë organizatorëve të Katarit në stadiumin, Al Bayt. Dueli nisi menjëherë me shumë diskutime dhe polemika pas një goli të anuluar që në minutën e tretë me autor Valencia, por gjithçka u anulua nga sisitemi VAR.

Megjithtë, futbollisti 33-vjeçar, Ener Valecia, ishte padyshim protagonisti absolut i sfidës. Pas shumë tentativash drejt portës, lojtari i Fenerbahces shënoi dy herë duke bërë çdo gjë më të lehtë për kombëtaren e Ekuadorit.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht një penallti bëri që kombëtarja e Ekuadorit të kalonte në avantazh. Edhe pas këtij goli, dominimi i miqve vazhdoi. Valencia shënoi dhe golin e dytë dhe mbylli llogaritë. Edhe në pjesën e dytë, mundësit për të shënuar nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Dy ekipet e tjera të këtij grupi, Holanda dhe Senegali, do të luajnë të hënën në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco