Legjenda e futbollit lavdëron Xhakën, e përfshin edhe në formacionin më të mirë në Premier League

Legjenda e futbollit lavdëron Xhakën, e përfshin edhe në formacionin më të mirë në Premier League

16:45, 19/11/2022

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka zgjedhur formacionin më të mirë në Premierligë, duke u bazuar nga ndeshjet e zhvilluara deri para pauzës shkaku i Kupës së Botës.

Në formacionin e tij zuri vend edhe Granit Xhaka, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyera me Arsenalin në ketë pjesë të sezonit.

Golashënuesi më i mirë në histori të Premierligës dha nga një koment për secilin futbollist që e përfshiu në formacion.

 “U kthye në formë nën urdhrat dhe kujdesin e Mikel  Artetas, kur shumë, duke përfshirë edhe mua, menduam se koha e tij në Arsenal kishte mbaruar. Tregoi cilësi të shkëlqyera dhe me të vërtetë po e çon ekipin përpara”, u shpreh Shearer për Xhakën.

Ish-sulmuesi anglez e zgjodhi Mikel Artetan si trajnerin më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco