Dyshime edhe për ndeshjen miqësore Katar-Shqipëri, lajmërohet FIFA për penalltitë e dhëna

Dyshime edhe për ndeshjen miqësore Katar-Shqipëri, lajmërohet FIFA për penalltitë e dhëna

15:34, 19/11/2022

Një lajm që trondit opinionin sportiv nga prag të Botërorit, FIFA lajmërohet për dyshime për manipulime të ndeshjeve miqësore të Katarit!

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, një nga partnerët e integritetit të FIFA-s ka kontaktuar organin qeverisës botëror në ditët e fundit duke theksuar se janë akorduar një numër jashtëzakonisht të lartë penalltish pro Katarit në miqësoret e tyre para Kupës së Botës.

Mes tyre edhe ndaj Shqipërisë, e përfunduar me rezultatin 1-0 në Marbella të Spanjës më 9 nëntor. Sipas medias britanike kjo ka ndodhur për shkak se Katari të kishte një imazh të mirë përpara Botërorit, që pritet të ngrejë siparin nesër.

Paralajmërimi i integritetit të FIFA-s gjithashtu vë në dukje se edhe partnerët e tyre të monitorimit të ndeshjeve kanë luftuar për të zbuluar të dhëna për lojërat në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco