Milan, konfirmon interesimin për Brojën: marrëdhënia e shkëlqyer me Chelsean mund ta bëjë gjithçka më të lehtë

Milan, konfirmon interesimin për Brojën: marrëdhënia e shkëlqyer me Chelsean mund ta bëjë gjithçka më të lehtë

13:01, 19/11/2022

Hipoteza po merr formë: Armando Broja , 21-vjeçari shqiptar, i cili po gjen pak hapësira te Chelsea, mund të kalojë në radhët e Milanit të Stefano Piolit në merkaton dimërore.

Bisedimet kanë nisur dhe sipas “Corriere dello Sport” , marrëdhënia mes pronave amerikane të Milanit dhe Chelseat është e shkëlqyer, gjë e cila do të ndihmojë në përfundimin me sukses të operacionit.

Broja, ka zhvilluar dymbëdhjetë paraqitje për Chelsean në Premier League, pothuajse të gjitha si zëvendësues, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.

Image

Me Blutë, Milan është në bisedime edhe për Hakim Ziyech: operacioni mund të realizohet në janar vetëm në huazim, ku Ziyech do të heqë dorë nga një pjesë e pagës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco